Grace Models COPYRIGHT 2016. ALL RIGHTS RESERVED.

Rreth nesh

Grace Models është një nga agjencitë kryesore që operon në Shqipëri në fushën e modelingut e cila nëpërmjet  besueshmërisë  dhe seriozitetit ka arritur të vendosë një standard të ri në këtë  treg.
E themeluar në vitin 2012 nga Greiss Petrović, e cila falë karrierës  saj 10 – vjecare ka arritur të promovojë dhe përfaqësojë  shumicën e të rinjëve shqipëtar   në fushën e së bukurës. Grace Models ka siguruar marrëveshje me fotografët, revistat, televizionet dhe stilistët më të  njohur në vënd , duke u bërë  kështu  një nga kompanitë kryesore të menaxhimit të modeleve dhe vendosjes së  një standardi të lartë në këtë fushë.
Duke qënë  se fokusi kryesor i Grace Models është  menaxhimi dhe promovimi i modelëve trajnimi i tyre u bë synim parësor. Keshtu që në vitin 2012 Grace Models është  liçensuar nga Ministria e Punës  dhe e Çështjeve  Sociale si e para dhe e vetmja Qëndër  Kursesh Profesionale në fushën  e modelingut në  Shqipëri ,  duke hapur kështu  një  aneks shumë të rëndësishëm  në këtë  treg i cili në kohë  shumë të  shkurtër  u furnizua me modelët e parë profesionistë   të  çertifikuar nga Grace Models.
Si një pjesë  e  pashmangshme e kësaj fushe, u përqafua gjithashtu ideja e nisjes së kurseve të reja në shërbim  të kësaj industrie si kurs për “make up”, “hair stylist”, “photographer”,”fashion designer”etj.
Tashmë, Grace Models numëron qindra kursantë te trajnuar nga kurset profesionale që ajo ka organizuar si dhe një numër  të konsiderueshëm  modelë e modele të cilët janë  nën  menaxhimin e agjencisë.

Greiss Petrovic

Klientët

Top